Parlamenti i ri i Katalonisë do të mblidhet me 17 janar

08:02 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Parlamenti i ri i Katalonisë  do të mblidhet  me 17 janar

Kryeministri i Spanjës ka thënë që Parlamenti i ri i Katalonisë do të mblidhet vitin tjetër me 17 janar, shkruan rt, transmeton arbresh.info.

Ai ka shpresuar se sistemi I ri nuk do të merret me punë të kota të rinjohjes së pavarësisë së Katalonisë.

Kryeministri I vendit e ka caktuar datën veç  një javë pas zgjedhjeve regjionale pasi separatistët fituan shumicën e karrigeve në parlament.

Zgjedhjet regjionale janë mbajtur me 21 dhjetor

Ndër tjerash kryeministri s’e ka përjashtuar mundësinë e rimarrjes së kontrollit në rast të prishjes së situatës.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme