Rrugët në Kosovë janë shndërruar në arenë të vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta, shkruan arbresh.info.
Institucionet e vendit janë detyruar të nxjerrin një Projektligj të ri përmes së cilit i kanë ashpërsuar dënimet në mënyrë që të ndikojnë në uljen e aksidenteve me fatalitet.
Ky projektligj ka hyrë në fuqi dhe parasheh gjoba të ashpra për vozitësit që nuk i respektojnë ligjet.
Duke u bazuar në të dhënat e vitit 2016, krahasuar me ato të vitit 2017 vërehet se ka ngritje të aksidenteve me fatalitet.
Në periudhën janar- nëntor të viti 2016 numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë 100, në të njëjtën periudhë të vitit 2017, numri i aksidenteve të tilla ka qenë 119 apo 20 për qind më shumë se në vitin 2016.
Po ashtu në muajin nëntor të vitit 2016 numri i personave të vdekur ka qenë 100, ndërkaq në të njëjtën periudhë të vitit 2017, numri i personave të vdekur ka qenë 199 apo 19 për qind më shumë së në vitin 2016.
Po ashtu numri i të aksidentuarve me lëndime gjatë vitit 2017 ka shënuar ngritje duke shkuar në 5816 apo 2.92 për qind më shumë se në vitin 2016 që ka qenë 5651.
Por numri i të aksidentuarve me lëndime krahas vitit paraprak ka shënuar rritje duke shkuar në 11 mijë e 549 apo 4.43 për qind më shumë se në vitin 2016.
Numri i aksidenteve me persona të lënduar gjatë vitit 2016 ka arritur 11059, ndërkaq në të njëjtën periudhë të vitit janar-nëntor të vitit 2017 ka qenë 11579 apo 4.43 për qind më shumë se në vitin 2016.
Numri i aksidenteve me persona të lënduar gjatë 2016’tës ka qenë në 11 mijë 059, ndërsa në të njëjtën periudhë të viti 2017 është rritur në 11 mijë e 549 apo 4.43 për qind më shumë.
Aksidentet me dëme materiale gjatë vitit 2016 kanë qenë 11 mijë e 230 ndërkaq gjatë të njëjtës periudhë të vitit janar-nëntor 2017, ka qenë 10 mijë e 199 apo më pak për 9.18 për qind.
Gjatë viti 2017 numri i aksidenteve në total ka shënuar ulje nga 16 mijë e 970 në vitin 2016, në 16 mijë e 122, apo më përqindje 5 për qind më pak.
Policia po ashtu është përkujdesur që të ndëshkoj shkelësit e rregullave në trafik.
Numri i tiketave të lëshuara gjatë këtij viti ka qenë më i madh se në vitin e kaluar.
Deri në nëntor të vitit 2016 janë lëshuar 303 mijë 951 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2017 janë lëshuar 371 mijë 976 apo 22.33 më shumë./B.Agushi/arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua