1) Personat që kanë probleme me mëlçi
Disa elemente të hudhrave mund të bëjnë që ushqimi të mos ju tretet mirë dhe rrjedhimisht pacientëve me hepatit u keqësohet gjendja. Veç kësaj, përdorimi i tepërt i hudhrave shkakton aneminë, pasi që disa nga komponentët e hudhrave i zvogëlojnë qelizat e kuqe të gjakut.
2) Personat që vuajnë nga jashtëqitja jo-bakteriale
Konsumimi i hudhrave te njerëzit që kanë probleme me jashtëqitje mundet vetëm ta keqësojë gjendjen për shkak të efekteve që i ka në zorrë të trashë, prandaj edhe konsumimi i hudhrave duhet të jetë më i kujdesshëm.
3) Personat që kanë probleme me sy
Pacientët që kanë probleme me shikim duhet të mos hanë hudhër. Doktorët e mjekësisë tradicionale kineze besojnë që konsumimi i rregullt i hudhrave për një kohë të gjatë mund të dëmtojë sytë dhe mëlçinë, veç këtyre shkakton edhe humbjen e kujtesës.
4) Pacientët para operimit
Shumë doktorë sugjerojnë që të ndaloni së konsumuari hudhra të paktën dy javë para operimit, pasi që konsumimi i tyre mund të zgjatë gjakderdhjen. Bëni kujdes!
5) Personat me shtypje të ulët të gjakut
Hudhra mundet vetëm t’jua ulë shtypjen e gjakut. Teorikisht, konsumimi i hudhrave e ul më shumë se që duhet tensionin te personat që kanë probleme me shtypje të gjakut.