Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.
Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.
Na bën të ndihemi më energjik- Çokollata është e pasur me potas, substancë e cila jep energji si fizike edhe mendore. Kësisoj stimulon aktivitetin e trurit dhe atë të muskujve.
I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.
Është afrodiziake– Çokollata cilësohet si një ushqim afrodiziak, e cila është në gjendje që të rizgjojë pasionin në çift. Arsyeja? Përmban feniletilaminë, një substancë e cila aktivizon dëshirën seksuale.
Stimulon ndjesinë e ngopjes- Kakaoja përmban një sërë fibrash dhe për pasojë cilësohet si produkt shumë i rëndësishëm për të na ndjerë të ndihemi të ngopur. Një kuadrat çokollatë e zezë është ideale, për ata që kanë dëshirë për ëmbëlsirë.
Është antioksidante– Çokollata duke qenë e pasur me flavonoide është edhe antioksidante. Përveçse i bën mirë shëndetit, garanton mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit, shkruan noa.al.
Redukton kollën– Çokollata ndihmon për reduktimin e kollës, ndonëse nuk arrin që ta kurojë plotësisht. Teobromina që gjendet te çokollata vepron në nervin që shkakton krizat e kollës.
I bën mirë shikimit- Në sajë të konsumit të çokollatës, garantohen efekte shumë të dobishme për qarkullimin e gjakut që shkon nga truri drejt syve. Me pak fjalë është produkti ideal për të mos përkeqësuar shikimin./Noa.al/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...