Mesfushori italian i Interit, Antonio Candreva, ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj Lazios.
Interi dhe Lazio u takuan sonte por që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola të shënuara.
Kjo është ndeshje e katërt rresht që nerazzurët dështojnë të fitojnë në Serie A, dhe tashmë renditen në pozitën e tretë në tabelë.
Candreva është një nga lojtarët kyç të trajnerit, Luciano Spalleti, por sot ai nuk arriti të bënte diçka ndaj ish skuadrës së tij.
Ai nuk ka ndihmuar skuadrën e tij, por ka bërë një gjest tejet të shëmtuar, përcjellë arbresh.info.
Si duket ish mesfushori laçian nuk i ka duruar fyerjet e tifozëve të Lazios dhe ka pështyrë në drejtim të tyre.
Mbetet të shihet se a do të mirren masa nga Federata e Futbollit Italian rreth këtij gjesti të reprezentuesit italian. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/LineaInterOfficial/videos/2088301911393004/
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...