Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, sot në qytetin turk Edirne porositi se në të ardhmen e afërt mbarë bota do të njohë shtetin palestinez dhe Kudsin Lindor si kryeqytet të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım iu drejtua qytetarëve në Kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Në fokus të fjalimit ishin zhvillimet e fundit rreth vendimit të shpalljes së Kudsit nga SHBA si “kryeqytet të Izraelit”.
Ai shtoi se Trumpit qartë i është porositur se gjërat rreth Kudsit nuk mund të zhvillohen në mënyrën “unë e kam njohur, gjë e kryer”.
“A është e mundur kjo të kalojë kështu? Jo. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha: ‘Nuk e njohim vendimin tënd’. Të gjitha vendet islame, të gjitha vendet e tjera të botës ishin në unitet kundër këtij tentimi dhe e zmbrapsën”, tha Yıldırım.
“Në të ardhmen e afërt mbarë bota do të njohë shtetin e Palestinës, dhe Kudsin Lindor si kryeqyteti të tij. Në këtë mënyrë kjo çështje do të zgjidhet dhe problemi do të hiqet”, theksoi kryeministri i Turqisë.
– Yıldırım përshëndet rifillimin e shërbimeve të vizave SHBA-Turqi
Yıldırım gjatë kongresit tha se “çështja e vizave më në fund është zgjidhur”.
“Ne thamë se kurrë nuk do të jemi në anën e tensionit, mosmarrëveshjes apo konfliktit. Ne do të rrisim miqësitë tona, do të ulim armiqësitë tona”, theksoi Yıldırım.
Të enjten e kaluar, Ambasada e SHBA-ve në Turqi njoftoi rifillimin e shërbimeve të plota të vizave pas një pezullimi prej gati dy muajsh.
Sipas misionit turk në SHBA, në një lëvizje reciproke, poashtu edhe Turqia hoqi kufizimet për shërbimet e vizave për qytetarët amerikanë.
Më 8 tetor, ambasada pezulloi vizat jo emigruese për shtetasit turq pas arrestimit të një punonjësi që punonte në Konsullatën e SHBA-ve në Stamboll, duke nxitur një përgjigje ekuivalente nga Ankaraja./AA/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?