Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata ka hedhur poshtë pretendimet nga Mauricio Pochettino që sugjeronte se ai refuzoi transferimin në Tottenham për shkak të Harry Kanes.
Trajneri i Tottenhamit zbuloi se ai ishte i interesuar për të sjell reprezentuesin spanjoll në Premierë Ligë para se ai t’i bashkohej Chelseat gjatë verës për 70 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
“Morata ka folur për mua në media duke thënë se ‘Mauricio më ka kërkuar’. Kjo ka ndodhur dy vite më parë”, ka zbuluar Pochettino në muajin gusht. “Ai më ka thënë mua: ‘Pse më do mua kur keni Harry Kanen?’
Megjithatë, Morata i është përgjigjur trajnerit të Tottenhamit duke insistuar se ai do të shijonte sfidën me njërin na sulmuesit më të mirë në botë.
“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Morata për ‘Sky Sports’. “Unë kam folur me të dhe ai më ka thënë se donte të luajmë të dy së bashku, por nuk kishte asnjë shans për të arritur në Tottenham”
“Sigurisht do doja të luaja me Kanen, ai është një lojtar, njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por në atë moment kur unë kam folur me të [Pochettinon] nuk kishte asnjë shans për largim nga Real Madridi”
Morata humbi një mori shansesh në fitoren e skuadrës së tij ndaj Stoke Cityt pasditen e sotme (e shtunë)./arbresh.info/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...