Juventusi ka arritur të marr tre pikët e plota si mysafirë i Hellas Verona, duke fituar me rezultat 1 me 3.
Kampioni në fuqi filloi ndeshjen me dëshirë më të madhe për të fituar se sa skuadra vendase, dhe këtë e arriti.
Golin e parë e shënoi mesfushori francez, Blaise Matuidi, qysh në minutën e gjashtë të takimit, për rezultatin 0 me 1.
Juve pati edhe disa mundësi shënimi për ta dyfishuar epërsinë në pjesë të parë, npërmjet sulmuesit të rrezikshëm, Gonzalo Higuain, por ai nuk u tregua i saktë.
Në pjesën e dytë, skuadra vendase u tregua më kompakte dhe shfaqi guxim për ta sulmuar Juventusin.
Në minutën e 59 Hellas Verona, arrin ta barazojë rezultatin në 1 me 1, pas një super goli të shënuar nga ish mbrojtësi i Juves, Martin Caceres.
Kur u mendua se Zonja e Vjetër do të dështojë, kështu nuk mendoi edhe sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.
Dybala shënoi dy gola të shpejtë brenda pesë minutash, fillimisht në minutën e 72 dhe 77, për të vendosur rezultatin përfundimtar të takimit 1 me 3.
Me këtë fitore skuadra e Allegrit renditet në pozitën e dytë me 48 pikë ndërsa Hellas Verona, vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme, në pozitën e parafundit me 13 pikë pas 19 xhiros të zhvilluara. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...