Granit Xhaka synon ta mbyll vitin 2017 me tri pikë

22:37 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Granit Xhaka synon vetëm tri pikë në ndeshjen e fundit për këtë vit me “Topçinjtë”.

Mesfushori kosovar, i cili u transferua te klubi në Emirates në sezonin 2016/17, kërkon ta mbyll vitin 2017 me fitore, shkruan portali arbresh.info.

“Vetëm një gjë është në mendjen tonë për ndeshjen e fundit të këtij viti kur të hyjmë në fushë, tri pikë për të përfunduar vitin”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram.

Reprezentuesi i Zvicrës ka krijuar tri asistime dhe ka realizuar një gol brenda këtij sezoni në Premierë Ligë për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger.

Arsenali do të përballet me West Hamin nesër (e diele) duke filluar nga ora 17:30./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BdVR–jFWBG/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme