Presidenti rus, Vladimir Putin i ka uruar homologut të tij, Donald Trump Vitin e Ri.
Në letrën e urimit, Putin ka shprehur dëshirën për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka shtuar se do të donte dialog konstruktiv bazuar në respektin e ndërjellë, transmeton portali arbresh.info
“Kjo mund të lejojë një bashkëpunim pragmatik në planin afatgjatë”, thuhet në letër.
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë kanë qenë në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.
SHBA ka sanksionuar zyrtarë të shumtë rusë dhe biznese të ndryshme, mbi aneksimin e Rusisë në rajonin fqinjë të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.
Gjithashtu, autoritete amerikane kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje presidenciale të vitit të kaluar.
Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump ka shprehur admirimin e tij për Presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka premtuar se do të rindërtojë lidhje më të mira më vendin./arbresh.info/
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania