Google ADS

Protestat në Iran vazhdojnë për të tretën ditë me rradhë

20:32 | 30 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Protestat anti-qeveritare në Iran kanë vazhduar për të tretën ditë rradhazi, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet.

Në Universitetin e Teheranit, protestuesit kërkuan që udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei të jepte dorëheqje, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Gjatë protestave ka pasur edhe përleshje me policinë.

Demonstruesit kanë injoruar paralajmërimin e Ministrit të Brendshëm se qytetarët duhet të shmangin “tubimet e paligjshme”.

Ndërkohë, mijëra demonstrues pro-qeverisë janë tubuar.

Këto tubime zyrtare u organizuan përpara protestave anti-qeveritare, për të shënuar përvjetorin e tetë të shtypjes së protestave të mëdha në rrugë në vitin 2009.

Protestat e fundit filluan në veri-lindje të vendit dhe më pas janë përhapur nëpër të gjitha qytete e mëdha./arbresh.info/

https://twitter.com/IranHrm/status/947184440098328576

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme