Theo Walcott i hapur për largim nga Arsenali

19:32 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Theo Walcott është i hapur për largim nga Arsenali kur të rihapet merkato e transferimeve në janar, por transferimi në formë huazimi është opsioni i preferuar i tij.

Walcott nuk ka startuar ende në një ndeshje në Premierë Ligë këtë sezon dhe qëndroi në bankinë i pashfrytëzuar nga Wenger edhe në fitoren e mbrëmjes së enjtes 3 me 2 kundër Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka bërë vetëm katër paraqitje nga bankina në Premierë Ligë gjatë këtij edicioni duke luajtur në përgjithësi vetëm 47 minuta.

Një numër i madh klubesh janë të interesuara për shërbimet e tij dhe Arsenali është i hapur për të lejuar atë që të largohet.

Southamptoni është një opsion për sulmuesin, por Evertoni dhe West Hami janë duke kërkuar gjithashtu transferimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme