Google ADS

Notat e lojtarëve: Liverpool 2:1 Leicester

18:10 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Liverpooli ka regjistruar fitore me rezultat të ngushtë 2 me 1 në takimin si nikoqir ndaj Leicester Cityt.

Skuadra e Jurgen Klopp ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen e sotme (e shtunë) të zhvilluar në Anfield në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligë kundër ish kampionit të Anglisë, shkruan portali arbresh.info.

Mohamed Salah shënoi dy gola për “Redsat” duke përmbysur rezultatin ndaj skuadrës së Claude Puelit. Reprezentuesi egjiptian është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje (7.6).

Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Emre Can (7.5), Coutinho (7.2), Firmino (7.3) dhe sulmuesi i skuadrës mysafire, Jemie Vardy (7.2).

Lojtarët me notën më të dobët janë Karius (6.1) dhe Morgan (6.1)./arbresh.info/

Notat e lojtarëve: Liverpool 2:1 Leicester

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme