Chelsea e shkatërron Stoke City me rezultat të thellë, Shaqiri asnjë minutë

17:53 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Chelsea ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë, duke demoluar skuadrën e Stoke City, me rezutlat të thellë pesë me zero.

Vendasit startuan takimin në mënyrë më të mirë të mundshëm, duke shënuar qysh në minutë e tretë të takimit.

Skuadra kampione kaloi në epërsi nëpërmjet mbrojtësit gjerman, Antonio Rudiger, i cili shënoi me kokë për rezultatin 1 me 0, shkruan arbresh.info.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, vendasit dyfishuan epërsinë e tyre.

Golin e dytë e shënoi mesfushori anlgez, Danny Drinkwater, i cili shënoi një supergol në minutën e nëntë, për rezultatin 2 me 0.

Futbollistët e Chelseat ishin në disponim të lartë për lojë dhe ishin superior ndaj çdo futbollisiti të mysafirëve.

Vendasit shënuan edhe golin e tretë në pjesë të parë, pas një super aksioni të cilën e përfundoi sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, në minutë e 23-të për rezultatin 3 me 0.

Chelsea v Stoke City - Premier League : News Photo

Vlen të theksojmë se Stoke City në pjesë të parë nuk regjistroi asnjë goditje brenda kornizës së portierit, Thibaout Courtois, i cili ishte në rolin e spektatorit.

Chelsea edhe në pjesën e dytë vazhdoi me dominim total ndaj skuadrës mysafire, shkruan arbresh.info.

Ekipi i drejtuar nga Mark Hughes, për asnjë moment nuk arriti t’i bëjë ballë djelmoshave të Antonio Contes.

Në minutë në e 72-të mesfushori brazilian, Willian, fitoi një penallti ndaj kapitenit të Stoke City, Ryan Shawcross.

Chelsea v Stoke City - Premier League : News Photo

Willian morri përgjegjësinë për ta ekzekutuar penalltinë dhe u tregua i saktë për rezultatin 4 me 0.

Vendasit nuk ndalën me kaq, pasi shënuan edhe golin e pestë të takimit.

Ishte mbrojtësi italian, Davide Zappacosta, i cili shënoi për rezultatin pesë me zero në minutën e 88-të.

Blutë e Londrës me këtë fitore renditen në pozitën e dytë me 45 pikë me një ndeshje më shumë se Man Utd, që do të luajë më vonë.

Ndërsa Stoke City pas 21 xhirosh renditet në pozitën e 13-të me 21 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme