Sulmuesi në formë Mohamed Salah ka treguar klasin e tij edhe në ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Leicester Cityt.
Reprezentuesi egjiptian i ka siguruar tri pikë të plota Liverpoolit duke përmbysur rezultatin në 2 me 1 në ndeshjen kundër ish kampionit të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
“Redsat” u befasuan në minutën e 3′ të ndeshjes në Anfield duke pësuar një gol nga Jamie Vardy, i cili mposhti portierin Lloris Karius me një goditje të fuqishme nga afër pas asistimit të bukur nga Riyad Mahrez.
Sidoqoftë, nikoqirët arritën të rikthyen në pjesën e dytë të ndeshjes. Sulmuesi Mohamed Salah realizoi golin e barazimit në minutën e 52′ ndërsa golin tjetër e shënoi në minutën e 76′, vetëm pesë minuta largimit nga fusha.
Sadio Mane bëri një asistim të klasit botëror në golin e parë të realizuar nga Salah.
Liverpooli tani qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 41 pikë, ndërsa Leicester City qëndron në pozitën e dhjetë me vetëm 27 pikë./arbresh.info/
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...