Ipeshkvia: Dukuria e lajmeve të rreme kërkon përgjigje

17:13 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ipeshkvit të Kosovës pas rastit të fundit me meshtarin, Don Shan Zefin, ka thënë se dukuria e publikimit të lajmeve të rreme kërkon një përgjigje adekuate nga institucionet përgjegjëse dhe gjithë shoqëria jonë.

Në deklaratën e Ipeshkëvisë thuhet se në kohën kur po e gëzojmë mundësinë e mjeteve të reja të komunikimit shoqërorë, nëpërmjet të cilave shumëkujt i është dhënë mundësia të bashkëndajë mendimin edhe pamjen e vetë me publikun e gjerë, për fat të keq, shpeshherë kjo mundësi është përdorur me synime qëllimkëqija, duke shpërndarë lajme të rreme ose për të degraduar njëri-tjetrin.

“Mirëpo, kur këto mjete përdoren me qëllim që të rrënojnë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare te ne, siç ishte rasti me meshtarin tonë të nderuar, Don Shan Zefin, atëherë ky keqpërdorim merr përmasa të një të keqe të madhe mes nesh. Për këtë arsye, kjo dukuri, kërkon një përgjigje adekuate nga institucionet përgjegjëse dhe gjithë shoqëria jonë.Me këtë rast, i ftojmë të gjithë poseduesit e këtyre mjeteve, që para se të publikojnë ato, të kujdesen për të verifikuar burimin dhe vërtetësinë. Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve, të jenë vigjilent ndaj publikimeve të pavërteta e të mos bien pre e keqpërdorimeve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme