Mesfushori egjiptian, Mohamed Elneny, është tallur keq me bashkëlojtarin e tij të Arsenalit, Alexis Sanchez, në rrjetin social Twitter.
Një grup prej futbollistëve të Arsenalit do të mund të paraqiten në kampionatin botëror ‘Russia 2018’ në verën e ardhshme, ndërsa Sanchez do ta shikojë nga ekrani televiziv.
Egjipti do të jetë pjesë e Kupës së Botës për herë të tretë në histori të tyre dhe Elneny është duke e pritur me pa durim.
https://twitter.com/ElNennyM/status/947111775866114049?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F12%2F30%2Falexis-sanchez-trolled-mohamed-elneny-2018-world-cup-7192393%2F
Ai si duket është aq shumë i emocionuar sa që ka vendosur të tallet me Sanchez, i cili nuk arriti ta ndihmojë kombëtaren e tij, Kilin, që të jenë pjesë e kampionatit botëror.
“Kush do të vie me mua Russia? Më fal shoku im Sanchez, nuk ka vend për ty”, ka shkruar Elneny, i cili po ashtu ka bashkangjitur edhe një foto.
Raportime të ndryshme tregojnë se disa nga yjet e Arsenalit kanë prishur raportet me yllin kilian, për shkak të dëshirës së tij që të largohet nga Emirates Stadium.
Megjithatë, Sanchez shënoi dy gola në fitoren e fundit të Arsenalit ndaj Crystal Palace, me rezultat 2 me 3, në kuadër të Premierligës. /arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...