“Giallorossët” kanë siguruar vetëm një pikë pasditen e sotme (e shtunë) në takimin si nikoqir kundër Sassuolos.
Pas disfatës 1 me 0 në xhiron e fundit në derbin ndaj Juventusit, AS Roma ka arritur të marrë vetëm një pikë në Olimpico në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të kundër Sassuolos, shkruan portali arbresh.info.
Me golin e Lorenzo Pellegrinit në minutën e 31′ të pjesës së parë pas asistimit nga Edin Dzeko, Roma vazhdoi dominimin duke mbajtur epërsinë deri nga fundi i pjesës së dytë.
Mesfushori anësor Simeone Missiroli arriti të barazonte shifrat për 1 me 1 pas golit me kokë të shënuar në minutën e 78′ duke ndarë pikët me skuadrën e Eusebio Di Francescos që përpiqej vazhdimisht për të rikthyer avantazhin deri në sekondat e fundit.
“Giallorossët” arritën të realizonin në minutën e 84′, por goli u anulua pas shqyrtimit të rastit përmes teknologjisë VAR.
AS Roma tani ka 39 pikë dhe qëndron në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Sassuolo qëndron në pozitën e 14-të me 21 pikë./arbresh.info/
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...