Google ADS

Policia konfirmon sulmin ndaj Agron Mustafës

15:39 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymberi” ka ndodhur një rrahje. Me këtë rast, është sulmuar drejtori i VALA-s, Agron Mustafa nga dy zyrtarë policor.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për arbresh.info., zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë rrahje kanë qenë  të përfshirë katër persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.

“Lidhur me rastin në fjalë personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme