Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Thaçi se nisma e deputetëve për ta zhbërë Gjykatën Speciale është ligjore dhe kushtetuese, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se se një veprim i tillë është vepër penale jo vetëm nga deputetët dhe qeveria por edhe nga vet kryetari i vendit.
“Ndërhyrja në sistem të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit tonë. Është vepër penale – edhe për deputetët, Qeverinë dhe vet Kryetarin. Ndërsa, prishja me shtetet e pakta mike është në kundërshtim direkt me interesin tonë kombëtar”, ka shkruar Deda.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Manipulimi politik i popullit është bërë specialitet i Kryetarit të Kosovës. Veprimet politike që rezultojnë me suspendimin e shtetësisë së Kosovës nuk janë as kushtetuese as ligjore. Ndërhyrja në sistem të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit tonë. Është vepër penale – edhe për deputetët, Qeverinë dhe vet Kryetarin. Ndërsa, prishja me shtetet e pakta mike është në kundërshtim direkt me interesin tonë kombëtar”, ka shkruar Deda në facebook.
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...