Përbindëshi ‘Loch Ness’ duket se është strehuar në Europën Qendrore pasi është filmuar pikërisht në vendin tonë, në liqenin e Prespës. Mediat britanike kanë sjellë pamjet e krijesës që gjendet mes liqenit që lidh Shqipërinë, Greqinë e Maqedoninë.
Në pamje duket koka dhe qafa e një përbindëshi gjigant që del vazhdimisht nga uji. Ka shumë vite që flitet për këtë përbindësh, ku shumë persona mendojnë se është legjendë, e të tjerë thonë se është krijesë normale që jeton në det.
Pamjet nxitën një investigim të një grupi gazetarësh që u nisën për në liqen, nën drejtimin e profesorit të gjeografisë, Sima Jonoski.
Sipas Dailymail, ata nuk arritën të gjejnë asnjë shenjë të përbindëshit në zonën ku është parë, pranë fshatit turistik shqiptar, Pretor.
“Më kujtohet kur një anije u përmbyt në Shqipëri ku fëmijët mbetën në Liqenin e Prespës. Më vonë, zhytësit më thanë se panë një krijesë të madhe dhe ishin aq të frikësuar sa ndaluan kontrollin. Ndonjëherë në liqenin e Prespës ndodhin gjëra, të cilat nuk shfaqen në liqene tjera,” – tha profesori.
Pamje të njëjta janë filmuar dhe para 5 vitesh në pjesën greke të liqenit, pranë fshatit Nivica./Ora News/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç