Interi raportohet se është i interesuar në mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, dhe mund të bëjë një ofertë formale javën e ardhshme.
Reprezentuesi armen duket se nuk është më pjesë e kërkesave në Old Trafford, pasi ka dështuar për të marrë urdhra nga Jose Mourinho, madje është lënë jashtë skuadrës disa herë gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka bërë të qartë se performancat e Mkhitaryan nuk kanë qenë bindëse, ndërkohë që golat dhe asistime nga ai kanë munguar që nga shtatori.
Bazuar në ‘Sky Italia’, 28-vjeçari është njëri nga lojtarët që është duke u monitoruar nga Interi, i cili dëshiron të sjell në skuadër të paktën një lojtar muajin e ardhshëm.
Në radarin e gjigantit italian është edhe Gerard Deulofeu dhe Javier Pastore, por Mkhitaryan është shënjestra e tyre kryesore./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...