Erdogan bën kthesë, ndryshon qasjen ndaj BE-së

23:09 | 29 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ndryshuar qasjen nga vendeve të BE-së.

Gjatë një konference për shtyp pas vizitës katër-ditore në Afrikë, ai i ka quajtur Gjermaninë dhe Hollandën “miq të vjetër”, pavarësisht se më parë i akuzuar ata për përdorimin e “praktikave naziste” kundër qytetarëve të Turqisë dhe qeverisë së tij, transmeton portali arbresh.info

Kreu i Turqisë tha se Ankaraja dëshiron “marrëdhënie më të mira me BE-në dhe vendet e saj”.

Erdogan, i cili gjatë tërë vitit ka akuzuar verbalisht disa nga vendet e BE-së, ka bërë kthesë të papritur, pasi ka deklaruar se “Turqia nuk ka asnjë problem me Gjermaninë, Holandën apo Belgjikën”.

“Është e kundërta. Liderët e këtyre vendeve janë miq të mi të vjetër. Ata bënë disa gabime në lidhje me mua, por kjo është çështje tjetër”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme