Kombet e Bashkuara kohëve të fundit kanë publikuar një raport vjetor për zhvillimin e njeriut, në të cilin raport kanë theksuar edhe për vendet më të mira në botë për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
OKB-ja ka shikuar rreth 200 vende në bazë të një numri kategorish, duke përfshirë jetëgjatësinë, edukimin, barazinë gjinore dhe pasurinë financiare, shkruan “Business Insider”, transmeton portali arbresh.info
Këto janë vendet më të mira për të jetuar:
Hong Kong: Banorët e këtij territory kinez kanë jetëgjatësinë mesatare të lartë në 84 vjet.
Shtetet e Bashkuara: Amerika renditet një ndër vendet me pasuri të lartë financiare. Amerikanët fitojnë mesatarisht 53 mijë dollarë në vit.
Kanada: Kanadaja renditet me përqindjen më të lartë të arsimit. Më shumë se gjysma e banorëve janë të diplomuar në kolegj.
Islanda: Njerëzit në Islandë kanë një jetëgjatësi të lartë, duke jetuar mesatarisht 82.7 vjet.
Irlanda: Krimi është në shkallë të ulët. Shkalla e vrasjeve qëndron vetëm në 1.1 për 100 mijë njerëz, sipas të dhënave të fundit në dispozicion.
Hollanda: Ka normat më të ulta të pabarazisë gjinore për nga të ardhurat.
Singapori: Jetëgjatësia mesatare është mbi 83 vjet në Singapor.
Danimarka: Pagat mesatare mes burrave dhe grave kanë një hendek të vogël, që është diku rreth 7.8 përqind për punonjësit me orar të plotë.
Gjermani: Që nga tetori 2014, në Gjermani të gjitha universitetet janë falas.
Zvicra: Renditet si vendi me mesatarën më të lartë të njerëzve të shëndetshëm. Mesatarisht, njerëzit jetojnë deri në moshën 83 vjeç dhe kanë një rrezik relativisht të ulët për sëmundje si malaria, HIV dhe tuberkulozi.
Australia: Arsimi përbën një normë të lartë. OKB zbuloi se shumica e studentëve shkojnë në shkollë për rreth 20 vjet.
Norvegjia: Për 13 vjet rradhazi, Norvegjia renditet me standardin më të lartë të jetesës, jetëgjatësisë dhe arsimit./arbresh.info/
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...