ISIS merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Kajro

22:31 | 29 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë në një kishë në Kajro, ku mbetën të vdekur 9 persona.

Xhihadisti i armatosur shtiu me tërbim jashtë kishës së Mar Mina në Kajro, para se të qëllonte veten, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Grupi terrorist mori përgjegjësinë për mizoritë nëpërmjet agjencisë së lajmeve Amaq.

Sulmi në Kajro vjen pas një serie masakrash në kishat koptike të kryera nga Shtetit Islamik në vitet e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme