A mund të teprohet me lutje?
Kryebashkiaku i Kaliningradit mendon se po, pasi ka deklaruar se “lutjet e tepruara” kanë shkaktuar mungesë të reshjeve të borës në prag të Vitit të Ri, shkruan “RT”, transmeton portali arbresh.info
“Me sa duket ne jemi lutur shumë, por nuk është se na ka dalur shumë keq, pasi ju e dini gjendjen e rëndë të infrastrukturës sonë”, ka thënë Aleksandr Yaroshuk.
Në vitin 2016, Yaroshuk mori pjesë në një diskutim radiofonik mbi fenë, gjatë të cilit tha se “njerëzit duhet të lexojnë Dhiatën e Re dhe jo filozofë si Immanuel Kant”.
“Ju duhet të lexoni Dhiatën e Re, jo Kantin!”, tha ai. “A mund të imagjinoni më pas se sa të mençur do të bëheshin banorët e Kaliningradit?”./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...