Napoli e mbyll me fitore, përforcon kreun në Serie A

22:45 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Napoli e ka mbyllur me fitore vitin 2017 duke siguruar tri pikë të plota në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e premte).

Lideri italian ka përforcuar kreun në Serie A me fitoren me rezultat minimal 0 me 1 kundër Crotones, ndeshje e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan portali arbresh.info.

Hamsik duke festuar golin ndaj Cotrones

Goli nga mesfushori Marek Hamsik, që erdhi pas disa kombinimeve fantastike në fushë, ishte vendimtar për skuadrën e Maurizio Sarrit. Reprezentuesi sllovak realizoi për 0 me 1 në minutën e 17′ të ndeshjes pas asistimit nga Allan.

E gjithë skuadra e Napolit kishte bartur në këtë ndeshje një fanellë të veçantë ku në formë të animuar ishte i vendosur fytyra e Marek Hamsikut si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te klubi.

Shenja në fanellën e Napolit për nderë të sulmuesit Marek Hamsik

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ishte pjesë e formacionit startues dhe luajti për plotë 90 minuta në Stadio Ezio Scida.

Napoli tani ka 48 pikë, katër më shumë se Juventusi në pozitën e dytë, ndërsa Crotone qëndron në zonën e dëbimit me vetëm 15 pikë./arbresh.info/

Goli i realizuar nga Marek Hamsik (17′):

https://streamable.com/637ts

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme