Kryeministri i Spanjës ka deklaruar se me 17 janar të vitit 2018 do të mbledhë Parlamentin e ri të Katalonjës dhe shpreson se qeveria e ardhshme do të heq dorë nga kërkesa për pavarësi.
Mariano Rajoy vendosi datën pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat fituese dolën partitë separatist, pikërisht të cilat ai kërkonte t’i mbante larg pushtetit, shkruan “AP”, transmeton portali arbresh.info
Rajoy urdhëroi zgjedhjet e 21 dhjetorit nën fuqinë kushtetuese, pasi në tetor ai bëri thirrje për shpërndarjen e parlamentit.
Vendimi erdhi pas mbajtjes së referendumit për pavarësi dhe shpalljes së Katalonjës Republikë.
Katalonia do të vazhdojë të mbetet në duart e autoriteteve spanjolle, derisa vendi të zgjedhje një president dhe një kabinet të ri.
Kryeministri spanjoll nuk ka përjashtuar marrjen përsëri të kontrollit të rajonit, nëse është e nevojshme./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...