Google ADS

Limaj thotë se vendimi për Gjykatën Speciale u takon deputetëve

20:27 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata Speciale është në duart e deputetëve.

Limaj ka thënë se prioritet i Qeverisë është mbrojtja dhe përkrahja e prodhuesve vendorë. Limaj tha se efektet për partneritetin qeveri-prodhues do të vërehen më shumë në vitin 2018.

Sipas Fatmir Limajt, nëse ligji për Gjykatën Speciale apo dhomat e specializuara do të shfuqizohet, Limaj thotë se kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka ripërsëritur se kjo gjykatë është e padrejtë, por megjithatë, sipas tij, për këtë vendosin të zgjedhurit e popullit.

Duke folur për demarkacionin, Limaj thotë se kjo çështje do të kryhet në fund të janarit në Kuvendin e Kosovës e që sipas tij, do të jetë një version i pëlqyer nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Limaj ka folur edhe për ngritjen e pagave për kryeministrin dhe ministrat e që sipas tij, pas këtij vendimi, do të ketë edhe një tjetër vendim në të mirë të punëtorëve të sektorit privatë dhe publikë.

Ai ka folur për politikat e Qeverisë në mbrojtje dhe përkrahje të prodhuesve vendorë. Limaj tha se efektet për partneritetin Qeveri – Prodhues do të vërehen më shumë edhe në vitin 2018.

Vendime të mëdha thotë se janë marrë gjatë 100 ditëshit të Qeverisë Haradinaj duke paralajmëruar kështu edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, prodhuesve vendor, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme