Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është duke i ndihmuar Real Madridit për të nënshkruar me sulmuesin Antoine Griezmann dhe presidenti Florentino Perez dëshiron që francezi të jetë në dijeni për qëllimet e tij.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar hapur se ai dëshiron të sjell përforcime në janar derisa vazhdojnë qëndrimin në pozitën e katërt në tabelën e La Ligas, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi Karim Benzema ka shënuar vetëm pesë gola këtë sezon dhe drejtorët e ‘Los Blancos’ janë duke menduar për zëvendësuesit e mundshëm të tij. Interesimi në yllin e Atletico Madridit është krijuar kur trajneri Diego Simeone zbuloi që ai mund të largohet kur të hapet merkato e transferimeve dimërore.
Barcelona besoj se ishte duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij, por arritja e tij në Camp Nou do të dërgonte në largimin e Luis Suarezit.
Prandaj, Lionel Messi është duke krijuar tema të shumta në mediat spanjolle dhe sipas ‘Diario Gol’, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është shumë i afërt me Suarezin dhe nuk dëshiron që ai të largohet nga klubi, gjë për shkak të së cilës është duke i ndihmuar rivalit të tyre të përbetuar.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez shpreson të siguroj shërbimet e reprezentuesit francez për një çmim të mirë pasi Atletico do të ketë në dispozicion sulmuesin Diego Costa duke filluar nga muaji i ardhshëm./arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë