El Clasico e dytë e këtij sezoni në La Liga do të zhvillohet në Camp Nou më 6 maj.
Kjo do të thotë që Barcelona, skuadra nikoqire, mund të hyjë në fushë përmes “korridorit të nderit” që do të krijohet nga rivali i tyre i përbetuar, transmeton portali arbresh.info. Ata do të kenë vetëm edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar para ndeshjes që do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shtron kërkesë për largim nga Real Madridi
Barcelona, që mund të ketë atëherë matematikisht të fituar titullin në La Liga, aktualisht ka 45 pikë dhe qëndron në krye të tabelës me 14 pikë më shumë se Real Madridi në pozitën e katërt.
Vikendin e kaluar, Barcelona siguroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 ndaj Real Madridit duke i dhënë fund shpresave për titull këtë sezon madrilenëve.
Sidoqoftë, Real Madridi të paktën mund kthej fokusin e tyre në Ligë të Kampionëve duke marrë parasysh statusin e tyre në La Liga./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...