Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga klubi t’ia zvogëlojë çmimin duke ia bërë rreth 89 milionë funta në mënyrë që klubet si Manchester United dhe Paris Saint Germain të kenë mundësi të blejnë atë verën e ardhshme.
Reprezentuesi i Portugalisë raportohet se nuk është më në një situatë për të diskutuar me presidentin e Madridit, Florentino Perezin, dhe dëshiron të largohet nga Bernabeu pas pesë tetë viteve qëndrim në kryeqytetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo beson që Perez është tërhequr nga premtimi i tij për të rritur pagën e tij pas një viti të shkëlqyer në Madrid ku Ronaldo i ka ndihmuar klubit të fitojë Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe së fundmi Kupën e Botës për Klube të FIFA-së.
Real Madridi beson që kontrata e tyre pesë vjeçare që i kanë ofruar Ronaldos në nëntor të vitit 2016 është pasqyrë e statusit të tij në klub si lojtari më i paguar, por Ronaldo dëshiron të jetë baras me Neymarin dhe Lionel Messin, të cilët kanë nënshkruar super marrëveshje.
Klauzola e lëshimit të Ronaldos është 1 miliardë euro, gjë që do të thotë se mënyra e vetme për tu larguar nga Madridi është kur t’i përfundoj kontrata e tij. Megjithatë, ai ka kërkuar nga klubi që vlera e tij të jetë më e vogël diku rreth 89 milionë funta në mënyrë që klubet e tjera të kenë mundësi të blejnë atë.
Sipas një raporti nga ‘Daily Record’, reprezentuesit e Ronaldos i kanë thënë Manchester United dhe Paris Saint Germainit se sulmuesi do të “luftojë” për tu larguar nga Bernabeu verën e ardhshme dhe shpreson të negociojë largimin.
United ka qenë i lidhur me transferimin e Ronaldos dhe superylli portugez ishte kërkuar për rikthim në vitin 2013 para se Sir Alex Ferguson të pensionohej.
32-vjeçari ka fituar Topin e Artë në fillim të këtij muaji pas një viti të shkëlqyer. Përveç suksesit me klubin dhe atij ndërkombëtar, Ronaldo ka shënuar 53 gola brenda 60 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj