Latifi priti në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Blerim Kuçi

14:45 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim në zyrën e tij Blerim Kuçi, deputet në Kuvendin e Kosovës, me të cilin ka biseduar për përkrahjen e institucioneve qendror për Komunën e Rahovecit.

Blerim Kuçi, deputet në Kuvendin e Kosovës, fillimisht e ka uruar Kryetarin Latifi për marrjen e detyrës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit duke i
dëshiruar suksese në realizimin e planeve të tij dhe e premtoi se në realizimin e planeve mbështetja e institucioneve qendrore nuk do të mungoj.

Kurse Kryetari Latifi, e ka falënderuar për vizitën e tij deputetin Blerim Kuçi dhe premtimin e tij se Komuna e Rahovecit, do të ketë përkrahje të
vazhdueshme në realizimin e planeve dhe projekteve të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve nga institucionet qendrore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme