Shërbimet e emergjencave, kudo, zakonisht përballen me telefonata të pazakonta dhe me raste jo urgjente, por brigada e zjarrfikësve të Mynihut, mund ta kujtojë për një kohë të gjatë misionin me të cilin u angazhua në ditën e Krishtlindjeve.
Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar një vajzë 2-vjeçare, të cilës i kishte ngecur koka në një ulëse tualeti, të cilën, prindërit nuk kishin mundur t’ia nxirrnin nga koka.
Nuk dihet se si vogëlushja kishte mundur të fuste kokën në ndenjësen plastike të tualetit për fëmijë, por fakt është që kishte mbetur e bllokuar. Prindërit e saj, më kot ishin munduar ta çlironin, por nuk kishin mundur, ndaj edhe iu drejtuan repartit të zjarrfikësve, jo larg nga qendra e qytetit, për t’i ndihmuar.
Atje, zjarrfikësit përdorën një sharrë dore për të ndarë vajzën e vogël nga varësja e saj e pazakontë… Pasi operacioni përfundoi me sukses, nëna dhe e bija u lanë të lira të ktheheshin në shtëpi, ku të paktën, kishin një histori të pazakontë Krishtlindjesh për të treguar./Top Channel
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...