Google ADS

Ambasadorja e Shqipërisë: S’ka shqiptarë të dëmtuar nga zjarri në New York

09:28 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, ka dhënë informacionet e para lidhur me zjarrin që ra mbrëmë në një ndërtesë në New York dhe la 12 të vdekur.

Faber përmes një njoftimi në profilin e saj në facebook ka shkruar se nuk ka shqiptarë të dëmtuar, pasi ajo zonë nuk është e populluar nga shqiptarë.

“Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork. Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx. Temperaturat e ulëta në minus 10° celcius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës. Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare”.

Ajo ka dhënë edhe numrat e telefonit të ambasadës së Shqipërisë;

“Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:

347.241.44 34 ose

202.758.9526

Në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që kemi mundësi”.

Të ngjashme