Google ADS

Tirana ka natalitetin më të lartë në Shqipëri

08:17 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e tretë 2017, për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.068 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit, me 374 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Elbasanit me 321 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme