Google ADS

Dëbohet nga Italia kosovari që kishte lidhje me ISIS-in

07:51 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një shqiptar nga Kosova 28-vjeç banues në Bolzano është dëbuar nga Italia, pasi dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik, ISIS. Shqiptari ishte nën hetim prej disa muajsh nga autoritetet italiane.

Ai raportohet se kishte mbështetur aktivitetin e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik” ndërsa kishte qenë pjesë e xhihadistëve në 2014 dhe 15 në Siri.

Në përfundim të hetimeve shqiptari nga Kosova është depërtuar pas vendimit të firmosur nga ministri i Brendshëm Marco Minniti. Kosovari është shoqëruar në atdhe nga një avion i nisur nga aeroporti i Milanos./shqiptarja.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme