Telefonat e mençur dëmtojnë shikimin te fëmijët

01:29 | 29 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ekzistojnë dëshmi të reja se kalimi i tepër i kohës nëpër paisje digjitale mund të dëmtojë shikimin e fëmijëve.

Një studim i botuar në revistën “Plos One” ka gjetur se fëmijët  që kalojnë shtatë orë ose më shumë në javë duke përdorur kompjuterë ose telefona të mençur mund të rrezikojnë miopi, transmeton portali arbresh.info

Gjatë vieteve të fundit është rritur norma e fëmijëve me shikim të dëmtuar.

Në SHBA dhe në Europë, pothujase gjysma e fëmijëve vuajnë nga shikimi i dobër, ndërsa normat më të larta janë në Azi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme