Autoritetet turke kanë ndaluar tubimet dhe ngjarjet festive të Vitit të Ri në rrethet kyçe të Stambollit, ndërsa kanë rritur masat e sigurisë në qytetin që u godit nga një sulm terrorist në natën e ndrrimit të moteve në vitin 2017.
Zyrtarët dhe mediat vendase kanë theksuar se festimet publike të Vitit të Ri janë ndaluar në rrethet qendrore të Stambollit të Beyoglu, Sisli dhe Besiktas, transmeton portali arbresh.info
“Masat e sigurisë gjatë natës së Vitit të Ri do të jenë në nivelin më të lartë. Nuk do të ketë festime”, tha gazetën Haberturk, Ismail Kilic, shefi i policisë në Beyoglu.
Guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, tha se rreth 37 mijë oficerë policie dhe rreth 4 mijë xhandarë do të jenë në detyrë në qytet dhe në zonat rurale.
“Pothujase të gjitha ekipet tona do të jenë në detyrë. Ne do të marrim të gjitha masat e mundshme në mënyrë që të sigurojmë qytetarët tanë në Stamboll”, tha Sahini./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?