Google ADS

Motra e Meghan Markle i “ngre veshin” Prince Harry’it për shkak të një deklarate

01:00 | 29 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Prince Harry ka nervozuar motrën e Meghan Markle, pasi deklaroi se e fejuara e tij “tashmë ka gjetur familjen që nuk e kishte pasur kurrë”.

Megjithatë, aktorja Meghan Markle ka një familje të madhe, me nënë, baba dhe disa kushërinjë.

Motra e Meghan Markle, Samantha Grant, e ka qortuar Prince Harryn, pas intervistës që dha ai për Radio 4, transmeton portali arbresh.info

Përmes rrjetit social Twitter ajo ka theksuar se Meghan ka një familje të madhe dhe se “gjithnjë e kanë dashur dhe i kanë qëndruar pranë”.

Por kush janë prindërit e Meghan Markle?

Nëna e aktores, Doria Ragland është instruktore për yoga, ndërsa babai i saj Tom Markle është kinematograf./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme