Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka “ngritur në qiell” ushtrinë ruse për veprimet e tyre në Siri, duke theksuar se fushata “demonstroi fuqinë ushtarake të vendit”.
Duke folur në një ceremoni shpërblimi të Kremlinit për trupat që luftuan në Siri, Putin tha se “Rusia ka dhënë kontributin e saj kryesor dhe vendimtar në shkatërrimin e një grupi kriminal që i e hodhi në sfidë të gjithë qytetërimin”, shkruan “Fox”, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se Shteti Islamik ka kërkuar që të kthejë Sirinë në një bazë për “agresion global” dhe se direkt kanë kërcënuar edhe Rusinë.
“Më shumë se 48 mijë trupa që kanë marrë pjesë në fushatën e Sirisë, janë luftuar për atdheun e tyre dhe për të një arsye të drejtë”, tha Putin.
Rusia nisi fushatën e saj në Siri me 30 shtator 2015, kur qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ishte në prag të kollapsit.
Në bashkëpunim me forcat ajrore ruse dhe me forcat e operacioneve special, ushtria e Assadit ka arritur të mposhtë militantët e Shtetit Islamik në zonat më të mëdha të vendit./arbresh.info/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...