Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se klubi i tij nuk është në krizë.
Pas disfatës tronditëse në El Clasico nga Barcelona vikendin e kaluar, Zidane është emëruar Trajneri i Vitit nga ‘Globe Soccer Awards’, transmeton portali arbresh.info.
“Ju faleminderit, këtu jam duke përfaqësuar klubin dhe presidentin e tij”, e filloi kështu fjalimin e tij francezi. “Është kënaqësi për mua dhe klubin”
“Pranimi i këtij çmimi do të thotë se gjërat janë duke shkuar mirë. Faleminderit gjithashtu presidentit dhe Real Madridit që më kanë dhënë mundësinë për të udhëhequr skuadrën. Të gjithë lojtarët janë të mrekullueshëm dhe i përgëzojë të gjithë”
“Kjo është për ata, jo për mua. Faleminderit të gjithë trajnerëve. Kam fituar shumë gjëra, por kjo punë është shumë e vështirë”
“E fundit dhe më e rëndësishmja, këtë çmim ia dedikojë nënës time”
Përveç Zidanes, Cristiano Ronaldo u emërua si Lojtari më i Mirë dhe Real Madridi mori çmimin Klubi më i Mirë./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë