Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, është shprehur se disa deputetë të Nismës kanë hequr nënshkrimet nga nisma për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale.
Mirëpo këtë e ka mohuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi.
“Deri tash asnjë deputet nuk më ka thënë se e ka tërheqë nënshkrimin”, tha Sherifi për Kallxo.com. “Nuk e di që Deda ka mbledhë nënshkrime”.
Por, Deda insiston që ka tërheqje të nënshkrimeve.
“Unë kam thënë që tetë deputetë janë tërhequr; ka të Nismës, ka të AKR-së edhe prej minoriteteve”, tha Deda.
Nënshkrimin nga nisma për shfuqizim të Ligjit të Speciales e ka tërhequr zyrtarisht deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, i cili ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar korrekt se për çka bëhet fjalë.
Edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka, që ishte njëri nga nënshkruesit, është shprehur se deputetët janë mashtruar kur kanë dhënë nënshkrimet./Kallxo.com/
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent
Shkolla greke përjashton 10-vjeçaren shqiptare – shkak numri...
ADN-ja e ruajtur në një kristal mund të rikthejë njerëzimin ...