Një mësues në Turqi është suspenduar nga puna, pasi në rrjetin social Twitter kishte shkruar se “nëse një burrë nuk tërhiqet seksualisht nga gratë gjatë palestrës, duhet të pyeten për burrërinë e tyre”.
Ercan Harmancı, një mësues i filozofisë në një shkollë të mesme profesionale në provincën Qendrore anatoliane të Konia, tha se është e kuptueshme që meshkujt të kishin ndjenja epshore përballë “këtyre tundimeve”, transmeton portali arbresh.info
“Unë ose kam mendime të çuditshme, ose djalli nuk pëshpërit në veshët e të tjerve. Nëse djalli nuk ju pëshërin kur shikoni një vajzë të re, atëherë ju keni humbur burrërinë tuaj”, shkroi ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se lënda e edukimit fizik duhet të bëhet lëndë zgjedhore, pasi ajo shërben për të përgatitur “vajzën që të shkojë te djali”, raporton Hurriyet Daily.
“Kur vajzat dalin me veshje sportive, ato ngjajnë sikur janë lakuriq. Nëse dikush thotë se tradhëtia nuk mund të kryhet me duar, gjuhë dhe sy, atëherë ata nuk e dinë fenë e Profetit Muhammed”, shtoi ai.
Menjëherë pas këtyre shkrimeve kanë filluar hetimet kundër tij.
Zëdhënësi i ministrisë së arsimit u citua nga mediat vendore të thoshte se autoritetet donin të inkurajonin edukimin fizik dhe mësimet e muzikës në shkolla.
Nënsekretari Yusuf Tekin tha se mësuesit duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë pasionet e tyre para se të ndjekin një karrierë në arsim./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...