Crystal Palace është mposhtur në derbin londinez kundër Arsenalit në Selhurst Park.
Skuadra e Roy Hodgson ka pësuar humbje me rezultat 2 me 3 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Premierë Ligë kundër “Topçinjve”, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Alexis Sanchez, i cili realizoi dy gola të njëpasnjëshme mbrëmjen e sotme (62′) (66′), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Reprezentuesi kilian është vlerësuar me notën 9.8 për paraqitjen e sotme.
Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 8.4 për paraqitjen solide dhe golin e epërsisë të realizuar në minutën e 25′. Futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka është vlerësuar me notën 6.8.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Arsenalit, Petr Cech (5.8)./arbresh.info/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS