Manchester City ka fituar 18 ndeshje radhazi në ligë, por trajneri Pep Guardiola thotë se Barcelona është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola beson që klubi i tij i vjetër është ende një favorit i madh për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij sezoni para Manchester Cityt dhe arsyeja kryesore është Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info.
City ka fituar 18 ndeshje radhazi në Premierë Ligë pas fitores minimale 1 me 0 ndaj Newcastle United mbrëmjen e së mërkurës, rezultat që i vendos ata në krye të tabelës me 15 pikë të pastra.
Ashtu si Barcelona, ata ende nuk ka humbur një ndeshje në ligë këtë sezon dhe kanë kaluar në fazat eliminuese të Ligës së Kampionëve në formë impresive duke dal fitues i grupit.
Megjithatë, Guardiola thotë se katalunasit janë më afër Evropës për shkak të yllit argjentinas. I pyetur nëse City mund të konsiderohet top kandidatë për të fituar Evropën këtë sezon, ai u përgjigj: “Për kë luan Messi? Ata janë favoritë”./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJoe/status/946133543071223809
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...