Zaev mohon se është kërcënuar nga Ahmeti me largim nga Qeveria nëse ASH-së nuk i merret Ministria e Shëndetësisë

22:23 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin Rruga drejt në Alsat M duke folur për marrëdhëniet mes partnerëve të deritanishëm të koalicionit, partinë Aleanca për Shqiptarët ka treguar ndarjen e dikastereve që nga fillimi dhe më tej ka treguar se pse erdhi deri te marrja e Ministrisë së Shëndetësisë nga ASH duke e ditur se sqarimi fillestar ishte se bëhet fjalë vetëm për plotësim të vendeve vakante, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetares nëse Ali Ahmeti ka kërkuar nga kryeministri Zaev të ja merr ASH-së dikasterin e Shëndetësisë duke e kërcënuar se në të kundërtën do të dalë nga koalicioni qeveritar, Zaev u përgjigj: “Absolutisht jo, unë gjithmonë flas hapur dhe në mënyrë transparente për të gjitha veprimet përfshirë këtu edhe si është formuar koalicioni kjo nuk ndodhi para një dekade por para 6 muajve që në mënyrë transparente definuam se Shëndetësia shkon tek partia që ka dy deputetë sepse që atëherë zotëri Vesel Memedi ishte i ndarë nga ata dhe ne negocionim në mënyrë parale.”, duke rikujtuar se që nga fillimi se Memedi ka negociuar i ndarë nga Sela.

Zaev përsëriti edhe në këtë emision deklaratën e dhënë disa herë se për shkak të kandidatit Arben Taravari, i cili në krahasim me të gjitha kandidatët që dolën edhe nga BDI dhe LSDM ishte një emër shumë shpresëdhënës në atë periudhë./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme