A e dini çka është “Dilema e Euthifros”?

22:20 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

A e dini çka është “Dilema e Euthifros”?

Në një nga dialogët e Platonit, ai shkruan për Euthifron, që më vonë kthehet në një temë serioze të shoqërisë moderne, shkruan arbesh.info.

Euthifroja përballet me Sokratin teksa po shkonte ta dënonte babin e tij për një padrejtësi që u kishte bërë skllevërve të vet.

E gjitha është një dilemë e madhe rreth asaj se çfarë është drejtësia apo moraliteti.

Sokrati i thotë Euthifrosë që: A është dikush i dashur për perënditë sepse është i devotshëm, apo është i devotshëm sepse është i dashur për perënditë?

Me pak fjalë mund të themi që: A është vrasja gabim sepse ashtu është apo vrasja është gabim sepse zoti thotë që është gabim?

Kjo do të thotë që: nëse vrasja është gabim pavarësisht asaj që thotë zoti i bie që moraliteti nuk varet nga zoti. Por nëse vrasja është gabim sepse zoti thotë që është gabim atëherë moraliteti është arbitrar. Ju vendosni cila është e vërteta!

Është një dilemë që mund të përdoret për çdo situatë./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme