Google ADS

Zinedine Zidane afër shkarkimit nga Real Madridi

22:11 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane besohet se nuk do të jetë edhe për një kohë të gjatë te klubi në Bernabeu.

Francezi është nën presion të madh aktualisht ndërkohë që Barcelona është duke udhëhequr garën për titull në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Klubi në Camp Nou aktualisht është 14 pikë para rivalit të tyre dhe sipas kësaj duket se ata tashmë kanë siguruar titullin në La Liga.

Jo vetëm kaq pasi dominimi i skuadrës së Zidanes në stadiumin e tyre në Bernabeu javën e kaluar nuk i ndihmoi fare atij sepse gjërat vetëm se u përkeqësuan pas disfatës tronditëse.

Një tjetër humbje mund të bëjë që Zidane të shkarkohet derisa sipas basteve gjasat për largim apo shkarkim janë 6/4.

Sipas kësaj, trajneri francez është në pjesën më të keqe që ka qenë ndonjëherë qysh pasi mori detyrën në Bernabeu.

Real Madridi do të përballet pas disa javëve me Paris Saint Germainit dhe kjo besohet se jetë ndeshje e fundit nën drejtimin e tij. Nëse ata eliminohen herët nga Liga e Kampionëve, largimi i parë nga skuadra besohet të jetë Zidane.

“Gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për Madridit deri tani kët sezon dhe duket qartë që Zidane do të paguaj çmimin për fillimin e tmerrshëm”, ka thënë Alex Apati i kompanisë së basteve ‘Ladbrokes’.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme