Google ADS

Cristiano Ronaldo bllokon transferimin e pesë yjeve në janar

21:56 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet se i ka dhënë klubit një listë prej pesë lojtarëve që ata nuk duhet të nënshkruajnë gjatë merkatos së muajit janar.

Zinedine Zidane është duke kërkuar më shumë se kurrë për përforcimin e skuadrës kur të rihapet merkato e transferimeve dimërore pas një fillimi të tmerrshëm të mbrojtjes së titullit të tyre, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi aktualisht qëndron në pozitën e katërt në tabelën e La Ligas me 11 pikë prapa Barcelonës pas disfatës së tyre 3 me 0 në El Clasico javën e kaluar.

Ata gjithashtu do të përballen me një ndeshje të vështirë në Ligë të Kampionëve pasi shorti i ka vënë përballë Paris Saint Germainit të Neymarit. Por, këtu janë një numër i lojtarëve të cilët Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të t’i shoh duke arritur në derën e Bernabeut.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, dy emrat e mëdhenj të ndaluar janë Zlatan Ibrahimovici i Manchester United dhe Arturo Vidali i Bayern Munichut. Sidoqoftë, këto transferime nuk pritej të ndodhin, transmeton portali arbresh.info.

Por, tre emrat e mbetur ka mundësi, veçanërisht nëse iu besojmë spekulimeve të fundit.

Neymari i PSG-së kryeson listën, pavarësisht transferimit të tij në Parc des Princes gjatë verës. Ronaldo dëshiron të vazhdojë qëndrimin si ylli i vetëm në Bernabeu dhe nëse ndodhë arritja e brazilianit, atëherë karriera e tij do t’i afrohet fundit.

Sulmuesi francez Kylian Mballe, gjithashtu pjesë e PSG-së, nuk është i pëlqyer poashtu nga 32-vjeçari.

Lojtari më befasues është superylli i Tottenhamit, Harry Kane. Sulmuesi i Anglisë përfundoi vitin 2017 me më së shumti gola në Evropë duke realizuar gjithsej 56, dy më shumë se Lionel Messi i Barcelonës.

Ronaldo është një shok i mirë me sulmuesin francez Karim Benzema dhe nuk dëshiron që ai të detyrohet të largohet nga skuadra./arbresh.info/

Të ngjashme